Hapja solemne e Qendrës së Autizmit në Pejë

Hapja solemne e Qendrës së Autizmit në Pejë

Në hapjen solemne të Qendrës së Autizmit në Pejë ka qenë i pranishëm Kryetari i Komunës së Pejës, z.Gazmend Muhaxheri, i cili tha: ''Besoj që ne si Komunë kemi bërë një hap të vogël për këta fëmijë me zemër të madhe. Do të mundohemi t'u krijojmë kushte edhe më të mira për jetë dhe këta fëmijë të ndihen të lumtur e jo të diskriminuar nga shoqëria. Ne si shoqëri do të ngritemi së bashku dhe të krijojmë një të ardhme më të ndritur për fëmijët me autizëm.''

Stafi i Qendrës së Autizmit në Pejë falenderoj Kryetarin Muhaxheri për përkrahjen, që u ka dhënë dhe po ashtu falenderuan edhe Dr.Shpresa Xhaklin, e cila ishte iniciatore për krijimin e kësaj qendre në Pejë.

Autizmi përkufizohet si një çrregullim, që karakterizohet nga:
  1. dëmtim cilësor i marrëdhënieve sociale
  2. dëmtim cilësor i komunikimit dhe 
  3. karakter të kufizuar dhe stereotipik të sjelljes.

Stafi i Qendrës së Autizmit në Pejë kërkon nga prindërit, që mos t'i fshehin fëmijët nëpër shtëpi, por t'i pranojnë si të tillë dhe t'i dërgojnë në vendet e duhura ku ata do të trajtohen dhe do të jenë të barabartë me fëmijët e tjerë.

  1. Përfshirja e tyre në shoqëri ndihmon në përmirësimin e tyre.Stop diskriminimit të tyre në familje, shkollë dhe shoqëri.

Artikull nga Komuna Pejë

 

Informatat për Qendren dhe Deget i gjeni ketu

Print
Categories: Njoftime
Tags:
Rate this article:
No rating

Dhuro - Donate
OJQ “AUTIZMI”
ProCredit Bank 1181 0017 5000 0110 
(SWIFT: MBKOXKPRXXX)
Rr. Antigona Fazliu Nr. 30, Prishtinë, Kosovë
info@autizmi-ks.net +37744151102 +37745442343