Konkurs – shprehje interesi për punë me fëmijë me autizëm

Titulli i vendit të punës: Terapist/e

Orari i punës: varësisht prej kërkesave

Vendi: Prishtinë

 

Shoqata Autizmi është shoqatë e themeluar nga prindërit dhe profesionistë të fushës së autizmit me qëllim për të ndihmuar fëmijët me autizëm si dhe familjet e tyre. 

Qendra bazohet në metodën edukative-mësimore Analiza e Aplikuar e Sjelljes dhe vlerëson fëmijët me ABLLS dhe VB-MAPP për të krijuar planet individuale për secilin fëmijë. Gjithashtu në shoqatë aplikohet terapia fizikale por është e hapur edhe për zhvillimin e metodave tjera të cilat mund të sjellin përparime tek fëmijët.

 

Kualifikimet:

· Të kenë të përfunduar studimet Bachelor në fushën e Psikologjisë, Pedagogjisë, Sociologjisë, Edukimit apo fusha të ngjashme

· Kanë përparësi kandidatët që gjatë studimeve kanë pasur lëndë nga Psikologjia Biheviorale, Psikologji Edukimi apo kurse specifike për autizëm

· Të kenë përvojë pune me fëmijë me nevoja të veçanta

· Njohja e mirë e gjuhës angleze

· Njohja e punës me kompjuter

 

Përgjegjësitë:

· Puna direkte në baza individuale me fëmijët me autizëm

· Evidentimi dhe monitorimi i punës terapeutike

· Plotësimi i të gjitha fletë-shënimeve të nevojshme gjatë punës terapeutike dhe përkujdesja për plotësimin e folderave dhe sigurimi i mjeteve të punës

· Të marrin pjesë në mbledhjen e prindërve që do të organizohet çdo muaj në baza individuale.

· Të marrin pjesë në të gjitha trajnimet dhe mbledhjet e stafit

 

Ju lutemi që CV-në tuaj (mundësisht modeli europass) si dhe një letër motivuese ta bashkangjitni në adresën elektronike:
mila.kadrijaj@live.com dhe cenekrasniqi@hotmail.com

 

Konkursi hapet më datën 08.12.2014 dhe mbetet i hapur deri më datën 18.12.2014

Print
Categories: Njoftime
Tags:
Rate this article:
3.5

Dhuro - Donate
OJQ “AUTIZMI”
ProCredit Bank 1181 0017 5000 0110 
(SWIFT: MBKOXKPRXXX)
Rr. Antigona Fazliu Nr. 30, Prishtinë, Kosovë
info@autizmi-ks.net +37744151102 +37745442343