Shoqata Autizmi nënshkruan kontratë me BeyondAutism

Shoqata Autizmi nënshkruan kontratë me BeyondAutism

Shoqata Autizmi ka nënshkruar kontrata për marrjen e shërbimeve nga organizata e mirënjohur BeyondAutism nga Londra. Shërbimet që do të ofrohen për shoqatën tonë janë:

  • Fokus mbi zhvillimin e aftësive funksionale të komunikimit për të përfshirë përgjigje vokale dhe metoda të komunikimit alternativ.
  • Rekomandime për të mbështetur zhvillimin e aftësive të sofistikuar të gjuhës për fëmijë më të avancuar.
  • Rekomandime në lidhje me implementimin e metodave të evidentuara/bazuara mësimore dhe materialeve në fushat e aftësive akademike duke përfshirë leximin, matematikën, shkrimin, gjuhën, etj.
  • Demonstrimi i metodave mësimore me fëmijët.
  • Konsultim i vazhdueshëm në klasë. Konsultim me këshillëdhënësin për të përcaktuar nevojat mësimore të fëmijëve individual nëpërmjet metodave të përshtatshme të vlerësimit.
  • Vlerësimi dhe zhvillimi i planeve për reduktimin e sjelljeve (Behaviour Intervention Plan) për fëmijë individual nëse është e nevojshme.
  • Zhvillimi i sistemeve të menaxhimit të të dhënave në klasë dhe metodat për të përdorur të dhënat për të marrë vendime instruktive.
  • Menaxhimi i metodave instruktive që lidhen me aktivitetet e grupit
  • Caktimin e aktiviteteve dhe organizimin e klasës për të maksimizuar përfitimin e instruksioneve.
  • Konsultimi me prindër kur kërkohet.

Procedurat e konsultimit do të udhëhiqet nga metodat e mësimdhënies efektive që gjenden në literaturën e Applied Behaviour Analysis (ABA). Theks i veçantë do të vendoset në mësimin e çdo fëmije për të bashkëpunuar me kërkesat instruktive dhe për të komunikuar shprehimisht.

Kushtet kontraktuale janë:

  • 2 vite periudha e kontratës – 2015 deri 2016
  • 8 ditë angazhim në vit nga analistë të sjelljes BCBA ose BCaBA plotësisht të kualifikuar.
  • 2 blloqe të 4 ditëve për çdo gjashtë muaj të mbajur nga dy anëtarë të stafit BeyondAutism.
  • 10 konsultime në vit përmes Skype
  • Vizitë nga mësimdhënësja kryesore e Shkollës Rainbow, Lesley Love 
  • Kontakt me email dhe telefon sipas kërkesës
  • Vizita në Rainbow Shkollën për të vëzhguar

Data e vizitave

  • Prill 2015
  • Shtator 2015
  • Prill 2016
  • Shtator 2016
  • Skype (një orë në muaj)
Print
Categories: Njoftime
Tags:
Rate this article:
4.5

Dhuro - Donate
OJQ “AUTIZMI”
ProCredit Bank 1181 0017 5000 0110 
(SWIFT: MBKOXKPRXXX)
Rr. Antigona Fazliu Nr. 30, Prishtinë, Kosovë
info@autizmi-ks.net +37744151102 +37745442343