Nënshkrimi i Memorandumit

20 Qershor 2017

Nënshkrimi i Memorandumit
Komuna e Prishtinës nënshkroi sot Memorandum Mirëkuptimi me Shoqatën “Down Syndrome Kosovë” dhe Shoqatën e Autizmit. Obligimet që dalin nga ky Memorandum mund t’i gjeni në tekstin e mëposhtëm:
1. Komuna e Prishtinës do të angazhohet për:
1.1.Caktimin e lokacionit për ndërtimin e Qendrës për trajtimin e personave me sindormën Down dhe Autizëm .
1.2.Sigurimin e një pjese të mjeteve financiare për ndërtimin e Qendrës, e cila do të caktohet në Kontratën e bashkëfinancimit.
1.3. Ndërtimi i Qendrës me parimin “çelsat në dorë” në bazë të projektit për të cilin duhet të merret edhe pëlqimi i Shoqatave.
1.4. Prezantimi i shpenzimeve të bëra gjatë ndërtimit të qendrës tek Shoqatat.

2. Shoqatat do të angazhohen që:
2.1.Mjetet financiare të grumbulluara nga Shoqatat në emër të ndihmave për ndërtimin e Qendrës, të derdhen në llogari të Komunës së Prishtinës me destinim ekskluziv për ndërtimin e Qendrës së lartëcekur.
2.2.Të gjitha marrëveshjet eventuale në mes të Shoqatave dhe Kompanive e të cilat janë në funksion të kryerjes së punëve në dobi të Qendrës do t’i prezentohen Komunës.
2.3.Shërbimet që ju kanë ofruar shoqatave për ndërtimin e qendrës do të jenë në dispozicion për ndërtimin e Qendrës, shërbime këto që do të ndikojnë në uljen e kostos së ndërtimit.

Print
Categories: Njoftime, Ngjarje
Tags:
Rate this article:
No rating

Dhuro - Donate
OJQ “AUTIZMI”
ProCredit Bank 1181 0017 5000 0110 
(SWIFT: MBKOXKPRXXX)
Rr. Antigona Fazliu Nr. 30, Prishtinë, Kosovë
info@autizmi-ks.org +38344151102 +38345442343