Trajnimi "Portage"

Trajnimi "Portage"
Gjatë 23-27 tetor, Shoqata Kombëtare e Portage në Mbretërinë e Bashkuar zhvilloi Trajnimin e Portage për 38 pjesëmarrës nga tre organizatat tona partnere, që punojnë drejtpërdrejtë me fëmijët me nevoja të veçanta. Portage është kryesisht një shërbim edukimi shtëpiak për fëmijët e shkollimit parashkollor/kopsht dhe familjet e tyre që kanë nevojë për mbështetje shtesë. Një aspekt i rëndësishëm i këtij trajnimi është të sigurojë që fëmijët dhe familjet që kanë nevojë për mbështetje shtesë të kenë sukses në arritjen e synimeve të tyre. Ky trajnim do të pasurojë punën e organizatave tona partnere në ofrimin e shërbimeve të zgjeruara për fëmijët me nevoja të veçanta dhe familjet e tyre. 
Pjesë e këtij trajnimi ishin edhe disa nga stafi i Shoqatës "Autizmi".
Print
Categories: Ngjarje
Tags:
Rate this article:
2.0

Dhuro - Donate
OJQ “AUTIZMI”
ProCredit Bank 1181 0017 5000 0110 
(SWIFT: MBKOXKPRXXX)
Rr. Antigona Fazliu Nr. 30, Prishtinë, Kosovë
info@autizmi-ks.org +38344151102 +38345442343