Cenë Krasniqi është kryetar i Kuvendit dhe bashkë-themelues i Shoqatës Autizmi në Prishtinë. Ai është inxhinier i ndërtimtarisë dhe mban titullin Doktor i Shkencave (Ph.D) të cilin e ka fituar nga Universiteti i Prishtinës në Fakultetin e Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës. Aktualisht është i angazhuar si profesor pranë Universitetit të Prishtinës, Fakulteti i Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës."
Arif Daka
Anëtar
Arif Daka është anëtar i Kuvendit dhe bashkë-themelues i Shoqatës Autizmi në Prishtinë. Ka përfunduar studimet pranë Universitetit të Prishtinës ku mori titullin Inxhinier i diplomuar i Elektroteknikës. Ai ka përvojë të gjatë në pozita menaxheriale në kompani private dhe institucionet e Republikës së Kosovës. Aktualisht është Drejtor i Departamentit të inxhineringut në Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike.
Hatixhe Hoxha
Anëtar
Hatixhe Hoxha është anëtare e Kuvendit dhe bashkë-themeluese e Shoqatës Autizmi në Prishtinë. Ajo është doktorante në Fakultetin e Filologjisë në Universitetin e Prishtinës. Gjatë viteve 2001-2004 dhe 2004-2007 ishte deputete e Kuvendit të Kosovës. Aktualisht është ligjëruese në Fakultetin e Arteve pranë Universitetit të Prishtinës.
Përditesuar: 25/06/2021 16:12:02
🍪 We use cookies to ensure you get the best experience on our website.