Njoftime dhe ngjarje - Detalet

Arbër Selmani dhuron donacion për Shoqatën Autizmi

Sot në Shoqatën tonë ishte për vizitë Arbër Selmani, autori i librit “Kosova në 14 tregime kulturore”, i cili shitjen e veprave të tij i’a ka dedikuar shoqatës tonë. 

Arbëri solli donacionin e parë të mbledhur për periudhën nga promovimi i librit e deri në fillim të këtij muaji, në vlerë prej 1033 eurosh. 

Përveç nga libraritë, Arbëri ka shitur librin e tij edhe personalisht, çka e ka shfrytëzu si mundësi edhe për të biseduar me të tjerët për temën e Autizmit. 

Falënderojmë përzemërsisht Arbërin për iniciativën vullnetmirë që ka ndërmarrë, duke uruar që të shërbejë si model i një qytetari që ndjen obligim që sipas mundësive tu ndihmojë të tjerëve në nevojë.


Dhuro - Donate

OJQ “AUTIZMI”
ProCredit Bank
1181 0017 5000 0110 

SWIFT: MBKOXKPRXXX