Njoftime dhe ngjarje - Detalet

Shoqata Autizmi në takim me krerët e institucioneve shtetërore

Në Ditën Botërore të Autizmit, u.d i Presidentit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca si dhe kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i’u bashkuan aktivitetit të organizuar për shënimin e kësaj dite.

Në kabinetin e Konjufcës, kryeministri Kurti së bashku me kandidaten për presidente, Vjosa Osmani, zëvendëskryeministren Emilija Rexhepi si dhe ministren për Arsim, Shkencë, Teknologji dhe Inovacion, Arbërie Nagavci, pritën në takim udhëheqësit e shoqatave të autizmit në Kosovë, “Autizmi”, “Asociacioni Nacional i Autizmit”, “Autizmi Flet”.

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, u dhuroi disa dhurata fëmijëve të pranishëm, duke thënë se institucionet e shtetit kanë përgjegjësi që t’u ofrojnë vëmendjen dhe kujdesin më të lartë fëmijëve me autizëm në zhvillimin dhe integrimin e tyre social.

Për nder të kësaj dite, ndërtesa e Qeverisë së Republikës së Kosovës u ndriçua me ngjyrë të kaltër.

Dhuro - Donate

OJQ “AUTIZMI”
ProCredit Bank
1181 0017 5000 0110 

SWIFT: MBKOXKPRXXX