Trajnim për prindërit rreth Analizës së Aplikuar të Sjelljes (ABA)
Shoqata “Autzmi” ka filluar mbajtjen e trajnimeve për prindërit/kujdestarët e fëmijëve me autizëm rreth Analizës së Aplikuar të Sjelljes (ABA), si metodë e cila përdoret për trajtimin e fëmijëve me autizëm. Bashkëpunimi me prindër ka rendësi të madhe për suksesin e fëmijëve, prandaj marrja e informacionit rreth qasjes së duhur ndaj fëmijëve, duke u bazuar në parimet e metodës ABA është një mundësi shumë e mirë për prindërit pjesëmarrës.
Sesionet trajnuese do të mbahen nga profesionistët e Shoqatës Autizmi dhe do të vazhdojnë përgjatë muajit tetor.
Këto trajnime realizohen me përkrahjen e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve.