
Trajnim për prindërit në Komunën e Podujevës
Shoqata “Autzmi” po vazhdon me mbajtjen e trajnimeve për prindërit rreth Analizës së Aplikuar të Sjelljes (ABA), si metodë e cila përdoret për trajtimin e fëmijëve me autizëm.
Kësaj rradhe trajnimet janë mbajtur në Komunën e Podujevës, ku prindërit kishin mundësinë të merrnin informacion rreth qasjes së duhur ndaj fëmijëve me autizëm duke u bazuar në parimet e metodës ABA.
Bashkëpunimi me prindër ka rëndësi të madhe në suksesin e fëmijëve, prandaj ky trajnim është një mundësi shumë e mirë për prindërit pjesmarrës.
Sesionet trajnuese do të mbahen nga profesionistët e Shoqatës Autizmi dhe do të vazhdojnë përgjatë muajit tetor.
Këto trajnime realizohen në kuadër të projektit "Mbështetja e shërbimeve ditore për personat me Autizëm", projekt i financuar nga Ministria e Financave, Punës, dhe Transfereve (MFPT).