_large.jpg)
Shoqata Autizmi shënon 11 vjetorin
Sot me datën 11 nëntor u bënë 11 vite nga themelimi i Shoqatës “Autizmi”!
11 vite më parë, në mungesë të shërbimeve, prindërit e fëmijëve me autizëm u bënë bashkë, për të pasur një institucion ku fëmijët e tyre mund të trajtoheshin.
Jemi ballafaquar me shumë sfida përgjatë këtyre viteve, por, sikurse në fillet e saj misioni primar i shoqatës tonë mbetet suksesi i fëmijëve.
Në këtë përvjetor të shoqatës, falenderojmë të gjithë prindërit, stafin dhe përkrahësit që kanë dhënë kontribut në ngritjen dhe zhvillimin e Shoqatës Autizmi.