Hapet ekspozita “Më ler brenda më ler jashtë”
Me datën 17 nëntor, nga Arbër Selmani, është hapur ekspozita ‘’MË LËR BRENDA, MË LËR JASHTË’’ e cila është një bërtimë e fuqishme, shpesh e ngjyrosur me një pëlhurë të empatisë, e personave me aftësi të kufizuara të cilët i mungojnë diskursit publik në Kosovë.
Ekspozita sjellë në vëmendje njerëz që guxojnë dhe tejkalojnë sfidat dhe pengesat që vijnë në rrugën e jetës. Imazhe të forta tregojnë për një realitet goditës: dikush që noton, një tjetër punon në radio, pak më larg edhe dokumente që konfirmojnë një sëmundje, një gjendje.
Pjesë e kësaj ekspozite emocionale është edhe Shoqata Autizmi. Ekspozita është e hapur për tre javë, çdo ditë prej orës 12:00-18:00 në Grand Hotel Prishtina.
Falenderojmë Arbërin për përfshirjen në këtë ekspozitë. Arbëri është një mbështetje e madhe për Shoqatën Autizmi duke qëndruar gjithmonë afër nesh dhe duke kontribuar në mënyra të ndryshme.