_large.jpg)
Shpresa Xhakli merr mirënjohjen “Mik i fëmijëve“ 2022 nga Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë (KOMF).
Shpresa Xhakli , merr mirënjohjen vjetore “Mik i Fëmijëve 2022”, për avokimin, kontributin dhe mbështetjen e shërbimeve për fëmijët me autizëm.Shpresa aktualisht jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kur djali i saj Arbeni u diagnosifikua me autizëm, i cili tash është në moshë madhore, ajo i vendosi vetës një qëllim, që të kontribuojë për mirëqenien e të gjithë fëmijëve të prekur me autizëm në Kosovë. Kështu fillimisht ajo krijoi fondacionin në Kosovë, në ndihmë të fëmijëve autikë.Shpresa ka qenë udhërrëfyese për shumë prindër të cilët u sfiduan dhe u përballën me vështirësi të shumta në një vend si Kosova, ku njohuritë dhe trajtimi i Çrregullimit të Spektrit të Autizmit ishte i mangët. Shpresa vazhdon të jetë përkrahja më e madhe e komunitetit të AUTIZMIT në Kosovë.
Në emër të fëmijëve me autizëm, faleminderit Shpresa Xhakli!