Aktualisht kemi 80 fëmijë të cilët përfitojnë nga shërbimet multidisciplinare të ofruara në formë të terapisë direkte ku një terapistë punon me një fëmijë. Shoqata gjithashtu ofron edhe vlerësime të shkathtësive të fëmijëve si dhe këshillim profesional për prindërit. Në qendër trajtohen fëmijët me Çrregullim të Spektrit të Autizmit por edhe çrregullime të tjera si Çrregullim të Përqendrimit dhe Hiperaktivitetit (ADHD), Çrregullim të Nxënit, vonesa në të folur etj.

Plan programi individual për fëmijë hartohet duke u bazuar në vlerësimin ABLLS - (The Assessment of Basic Language and Learning Skills/Vlerësimi i Gjuhës Bazike dhe Aftësive në të Mësuar). ABLLS-R është vlerësim, udhërrëfyes për plan-programe individuale, që mundëson identifikimin e aftësive dhe ngecjeve të fëmijëve në të gjitha fushat e zhvillimit.

Terapia ABA

Stafi është i trajnuar për punën me fëmijët me autizëm me metodën ‘’Analiza e Aplikuar e Sjelljes’’ (ABA) e cila është vërtetuar shkencëtarisht si metoda më efektive për trajtimin e personave me autizëm. ABA është terapia bazë në shoqatë, po ashtu ofrohen shërbimet logopedike dhe aktivitetet ergoterapeutike.

ABA është një metodë shkencore për ndryshimin e sjelljes e cila përfshin aplikimin e rregullave bihejviorale për të ndryshuar sjelljet e rëndësishme sociale në një shkallë të konsiderueshme. Sjelle të rëndësishme sociale janë: Socializimi, Gjuha, Aftësitë Akademike Kujdesi për vetën, Puna, Aktivitetet e kohës së lirë etj. Përmes elementeve të ABA si përforcimi i ndryshueshëm, përforcimi pozitiv dhe formësimi synohet që ti mësohen fëmijëve këto sjellje, duke gjetur mënyra për ti motivuar ata duke e bërë seancën sa më të këndshme.

Ergoterapia

Ergoterapia i ndihmon njerëzit të punojnë në aftësitë fizike, sociale dhe motorike. Qëllimi i Ergoterapisë është përmirësimi i aftësive të jetës përditshme që lejojnë njerëzit të bëhen më të pavarur dhe të marrin pjesë në një gamë të gjerë aktivitetesh. Për personat me autizëm, programet e Ergoterapisë përqendrohen në aftësitë e lojës, strategjitë e të mësuarit dhe vetë-kujdesin. Rezultati i këtyre aktiviteteve mund të jetë përqendrimi më i mirë, sjellja e përmirësuar, madje edhe ulja e ankthit. Ergoterapia zakonisht përfshin seanca gjysmë ore deri në një orë dhe numri i seancave në javë bazohet në nevojat individuale.

Logopedia fokusohet në parandalimin, identifikimin, diagnostikimin dhe trajtimin e çrregullimeve të gjuhës, të folurit si dhe vështirësive në procesin e gëlltitjes.

Logopedi

Roli i logopedit në kuadër të seancave logopedike tek personat me autizëm është:

  • Parandalimi
  • Identifikimi
  • Diagonstifikimi
  • Trajtimi (përmes hartimit të planit afatshkurtër dhe afatgjatë me objektivat përkatëse në bashkëpunim me anëtarët e ekipit multidisciplinar)
  • Konsulta me prindërit, mësuesit/edukatorët si dhe personat e tjerë që kujdesen për fëmijën
  • Ri-vlerësim të përformancës së fëmijës në kuadër të plan programit logopedik
  • Ndërgjegjësimi mbi rëndësinë e ndërhyrjes së hershme.



Përditesuar: 25/06/2021 16:13:02