Kolegji Heimerer
Shoqata Autizmi ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Kolegjin Heimerer. Pjesë e marrëveshjes është praktika e cila mbahet në objektet e shoqatës nga ana e studentëve të Kolegjit Heimerer. Praktika përfshin orët observuese, ku studentët mund të informohen më shumë për Autizmin, qasjen ndaj fëmijëve, terapinë ABA, ndërhyrjen logopedike dhe atë ergoterapeutike.
Periudha e praktikës është 3 muaj, ku studentët mund të prezantojnë para mentorëve të tyre një studim rasti, të cilin e kanë analizuar dhe vëzhguar në qendër.
Kolegji AAB
Shoqata Autizmi ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Kolegjin AAB. Pjesë e marrëveshjes është praktika e cila mbahet në objektet e shoqatës nga ana e studentëve të Kolegjit AAB. Praktika përfshin orët observuese, ku studentët mund të informohen më shumë për Autizmin, qasjen ndaj fëmijëve, terapinë ABA, ndërhyrjen logopedike dhe atë ergoterapeutike.
Periudha e praktikës është 3 muaj, ku studentët mund të prezantojnë para mentorëve të tyre një studim rasti, të cilin e kanë analizuar dhe vëzhguar në qendër.
Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë – KOMF
Shoqata Autizmi është anëtare e KOMF. KOMF është koalicion i themeluar në vitin 2011, i cili përbëhet nga 31 organizata jo-qeveritare vendore dhe ndërkombëtare të cilat punojnë në fushën e mbrojtjes së fëmijëve, me mision të përbashkët avokimin për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve në Kosovë.
Forumi Kosovar i Aftësisë së kufizuar
Forumi Kosovar i Aftësisë së Kufizuar (FKAK) është një organizatë ombrellë dhe mekanizëm gjithëpërfshirës i tetë organizatave të personave me aftësi të kufizuara në Kosovë.
FKAK është themeluar me asistencën e zyrës së Unionit Evropian në Kosovë dhe Forumit Evropian të Aftësisë së Kufizuar, si një organizatë që përfaqëson, mbron dhe promovon të drejtat e personave me aftësi të kufizuara, në mënyrë të unifikuar. Forumi Kosovar i Aftësisë së Kufizuar në kuadër të saj ka të anëtarësuar gjithsej tetë organizata të personave me aftësi të kufizuara në Kosovë, në kuadër të cilave përfshihet Shoqata Autizmi.
Forumi, ka për qëllim të unifikojë lëvizjet, politikat dhe strategjitë e organizatave anëtare për të arritur një përfaqësim më të lartë të personave me aftësi të kufizuara në Kosovë; dhe një gjë të tillë mundohet ta arrijë përmes zhvillimit dhe implementimit të projekteve të ndryshme, të cilat mbështeten nga donator të ndryshëm vendor dhe të huaj.
Ibelinda Halili – Ibelinda Halili është specializante e psikologjisë klinike. Si bashkëpunëtore e Shoqatës ajo kryen vlerësime klinike të vazhdueshme në bazë të nevojave të Shoqatës.