Me iniciativën e një numri të madh të prindërve të fëmijëve me autizëm së bashku me profesionistë të fushës u themelua Shoqata jo-profitabile, ”AUTIZMI” në Prishtinë në nëntor të vitit 2011. Duke parë se shoqëria ende nuk e është e vetëdijshme si t`i qaset këtij çrregullimi i cili është në rritje si në botë ashtu edhe tek ne, dhe të ballafaquar personalisht me këtë sfidë, me përkrahje simbolike, jemi vetëorganizuar që të ju ndihmojmë fëmijëve dhe familjeve të tyre si dhe të ndikojmë që shoqëria të bëjë detyrën e vet karshi këtij çrregullimi.                                                                                      

Organizata është themeluar me qëllim të zhvillimit të shkathtësive dhe potencialeve të fëmijëve me autizëm, integrimin e tyre në shoqëri dhe rritjen e vetëdijes në nivel qeveritar dhe joqeveritar lidhur me autizmin dhe shërbimet e nevojshme. Për t’i përmbushur qëllimet e saj, organizata do të ndërmarrë, por nuk do të kufizohet vetëm në aktivitetet e poshtëshënuara:

  • Identifikim të fëmijëve në spektrin Autistik
  • Shërbime të qëndrueshme direkte në baza ditore
  • Vlerësim të shkathtësive dhe këshillim profesional 
  • Integrim të fëmijëve në sistem të rregullt edukativ
  • Organizim të rregullt të trajnimeve 
  • Përgatitje e studentëve në punë praktike
  • Avokim 
  • Hulumtime


Struktura e Shoqatës përfshin:

  • Kuvendi – I cili është organi më i lartë i shoqatës, me anëtarë prindërit e fëmijëve me autizëm
  • Drejtoreshën
  • Koordinatorin për projekte
  • Mbikëqyrësen e punës terapeutike
  • Udhëheqësit e klasave
  • Terapistët - ku përfshihen psikologët, punonjësit social, logopedët dhe ergoterapeutët.