Misioni

Misioni i Shoqatës “Autizmi” është të zhvilloj aftësitë dhe potencialet e fëmijëve me autizëm, të ndihmoj në integrimin e tyre në shoqëri dhe të ngrit vetëdijen në nivel qeveritar për çështjet e ndërlidhura me autizmin dhe shërbimet e nevojat që këta fëmijë i kanë. Përfituesit primarë të kësaj shoqatë janë fëmijët e identifikuar si autik dhe prindërit/familjet e tyre.

Vizioni

Vizioni i organizatës “Autizmi” është që fëmijët të kenë mundësi të barabartë në shoqëri, duke respektuar plotësisht të drejtat e njeriut, diversitetin njerëzor dhe identitetin e çdo peroni me Autizëm, kjo për të kontribuar drejt përmirësimit të standardit të jetesës dhe zhvillimit në përgjithësi të personave me Autizëm si dhe fuqizimin e prindërve dhe familjarëve të tyre.

Objektivat Strategjike

Shoqata “Autizmi’’ vizionin dhe misionin strategjik e arrin përmes këtyre objektivave strategjike:

  • Forcimi strategjik i organizatës përmes rregullimit organizativ dhe shtrirjes së fushëveprimit së saj në komuna të reja të vendit;
  • Avancimi i cilësisë së shërbimeve konform nevojave të përfituesve;
  • Ngritja e kapaciteteve të personelit të shoqatës dhe rregullimi i funksioneve të strukturave organizative;
  • Avancimi i qasjes së avokimit dhe ndikimit në politikat komunale dhe qendrore për mbrojtje dhe përkrahje të personave me autizëm;
  • Rritja e qëndrueshmërisë financiare dhe funksionale të shoqatës dhe degëve të saj;